New FSHJM

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

FSHJM vazhdon aktivitetet promovuese të programeve studimore në Dragash

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) në Universiteti “Ukshin Hoti” ka vazhduar aktivitetet promovuese të programeve studimore edhe në Komunën e Dragashit.

Në kuadër të kësaj vizite, Faruk Bojaxhi, Anila Trupaj dhe Isa Osmanaj ishin në SHML “Ruzhdi Berisha” – Dragash, ku realizuan prezantimin e programeve studimore të fakultetit për maturantët dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Gjatë takimit, nxënësit u informuan për mundësitë e studimit në FSHJM, programet akademike, kushtet moderne të studimit, laboratorët mësimorë dhe kërkimorë, si dhe perspektivat profesionale që ofrojnë fushat e jetës, pylltarisë dhe mjedisit.

Programet studimore të prezantuara ishin:

  • Bachelor në Agrobiznes
  • Bachelor në Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit
  • Master në Menaxhim në Agrobiznes
  • Master në Shkencat Pyjore dhe Ekologji Pyjore

Nxënësit u njoftuan gjithashtu me infrastrukturën moderne të fakultetit, përfshirë laboratorët e mjedisit, pylltarisë, biologjisë, kimisë, mikrobiologjisë dhe gjenetikës, si dhe NaBiLab – Laboratorin e Natyrës dhe Biodiversitetit, si hapësirë bashkëkohore për mësimdhënie, hulumtim dhe punë praktike studentore.

FSHJM falënderon drejtuesit e shkollës, stafin arsimor dhe nxënësit e Dragashit për mikpritjen, bashkëpunimin dhe interesimin e treguar gjatë kësaj vizite.

Fakulteti mbetet i përkushtuar në afrimin e të rinjve me arsimin e lartë cilësor dhe në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e jetës, pylltarisë, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors