Vizioni i këtij programi studimor bazohet në përmbushjen e disa objektivave. Ndër të tjera:

  • Bëhemi lider në ofrimin e edukimit cilësor për përgatitjen e stafit profesionalisht të mirëarsimuar në sektorin e agrobiznesit në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar,
  • Bëhemi lider në hulumtimin shkencor në fushën e agrobiznesit dhe zhvillimit rural në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar,
  • Bëhemi aktor konkurrues në ofrimin e shërbimeve këshillimore dhe profesionale në kontekstin rajonal dhe ndërkombëtar.

Objektivat e programit të studimit “Menaxhim në agrobiznes” janë dizajnuar si më poshtë:

  • T’u ofrojë studentëve një kuptim të thellë dhe gjithëpërfshirës të koncepteve, praktikave dhe parimeve të menaxhimit të agrobiznesit, duke mbuluar fusha të tilla si bujqësia, menaxhimi i fermave, ekonomia, marketingu, financa dhe menaxhimi i zinxhirit të furnizimit.
  • Të pajis studentët me aftësi të avancuara hulumtuese, duke u mundësuar atyre të kryejnë analiza të thella dhe të kontribuojnë në ofrimin e zgjidhjeve inovative brenda sektorit të agrobiznesit.
  • Të zhvillojë kompetencat profesionale të studentëve, duke i përgatitur ata për të shkëlqyer në role menaxheriale dhe pozicionet vendimmarrëse brenda kompanive dhe organizatave të agrobiznesit.
  • Të nxisë përshtatjen dhe fleksibilitetin tek studentët, duke i lejuar ata të përgjigjen në mënyrë efektive ndaj sfidave dhe ndryshimeve dinamike në industrinë e agrobiznesit.
  • Të përafrojë kurrikulën me trendet aktuale të tregut dhe kërkesat e industrisë, duke siguruar që të diplomuarit të jenë të përgatitur mirë për të përmbushur nevojat e tregut të sektorit të agrobiznesit.
  • Të rrënjosin praktika etike dhe të qëndrueshme në menaxhimin e agrobiznesit, duke inkurajuar vendimmarrje të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme kundrejt mjedisin.
  • Të përmirësojë aftësitë e studentëve për zgjidhjen e problemeve, duke identifikuar dhe adresuar çështjet dhe sfidat me të cilat përballen agrobizneset.
  • T’u ofrojë studentëve një perspektivë globale për menaxhimin e agrobiznesit, duke i përgatitur ata për tregjet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.
  • Të nxisë aftësitë sipërmarrëse dhe drejtuese, duke i lejuar të diplomuarit të marrin role me ndikim në sektorin e agrobiznesit.
  • Të promovojë të kuptuarit se agrobiznesi mund të luajë një rol në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit, me fokus në përgjegjësinë sociale.

Rezultatet e të nxënit të studentëve që diplomohen në këtë program studimor janë të:

  1. Kupton dhe interpreton trendet kryesore që ndikojnë në zhvillimin e industrisë së agrobiznesit në mjedisin lokal dhe global;
  2. Analizon elementet kyqe të riskut dhe pasigurisë që ndikojnë në ndërmarrjet e agrobiznesit dhe segmentet e industrisë, si dhe të përkufizojnë rreziqet që ndikojnë në lloje të veçanta të ndërmarrjeve të agrobiznesit;
  3. Udhëheq projekte investive të qëndrueshme në nivel të fermës dhe zbaton projekte kërkimore;
  4. Menaxhon zinxhirin e furnizimit agro-ushqimor;
  5. Dizajnon dhe zbaton modelet e sistemit të menaxhimit të cilësisë në sektorin e agrobiznesit;
  6. Kupton rolin e teknologjisë së avancuar dhe zbatimin e TIK-ut në prodhimin bujqësor;
  7. Zhvillon iniciativën ndërmarrëse dhe të lidershipit në një mjedis kompleks ligjor dhe financiar të industrisë së agrobiznesit;
  8. Zhvillon strategjitë e zgjerimit të agrobiznesit në tregjet ndërkombëtare dhe aplikon strategjitë e inovacionit, duke përdorur metodat e mendimit kritik;
  9. Planifikon dhe zbaton strategjitë e vendosjes së cmimeve të marketingut dhe politikave të financimit të investimeve;
  10. Analizon dhe interpreton politikat gjithpërfshirëse të zhvillimit të integruar rural;
  11. Organizon dhe zbaton metodat sasiore dhe cilësore të kërkimit shkencor, duke përfshirë aplikimin e modeleve ekonometrike që kanë të bëjnë me zhvillimin e agrobiznesit;
  12. Zhvillon dhe prezanton gjetjet e kërkimit të tregut me qartësi dhe respektim të standardeve të larta profesionale dhe etike kur i drejtoheni audiencave të specializuara.