New FSHJM

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

Trajnim për studentët e vitit të parë mbi përdorimin e platformës SMU

Në kuadër të aktiviteteve të mirëpritjes dhe mbështetjes së studentëve të rinj, më 20 tetor 2025 në Amfiteatrin e Madh pranë Rektoratit, u mbajt trajnimi mbi përdorimin e platformës SMU, i dedikuar për studentët e vitit të parë të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

Trajnimi u organizua nga Qendra për Karrierë dhe Alumni, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor dhe Zyrën e IT-së, me qëllim që studentët të njihen nga afër me funksionet dhe mundësitë që ofron platforma SMU për menaxhimin e procesit të tyre akademik.

Gjatë trajnimit, studentët patën mundësi të mësojnë mënyrën e përdorimit të platformës për qasje në orare, nota, komunikim me profesorët, si dhe për shfrytëzimin e burimeve të tjera universitare.
Përfaqësuesit e IT-së dhe të Qendrës për Karrierë ofruan udhëzime praktike dhe përgjigje për pyetjet e studentëve, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të rregullt të sistemit SMU në zhvillimin e suksesshëm të studimeve.

Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm në mbështetjen e studentëve të rinj për një fillim të mbarë akademik dhe përfshirje aktive në jetën universitare.

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors