Bachelor
Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit
Planprogrami mësimor
1. VLERËSIMI I PROGRAMIT
Tabela ii.1: Programi studimor “Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit” (BSc), riakreditim
| Emri i programit të studimit | Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit |
| Niveli i kualifikimit sipas KKK (BA, MA, PhD, program doktorate, kurs universitar, çertifikatë apo diplomë profesionale) | |
| BSc | |
| Grada akdemike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar | Baçelor i Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit |
| Fusha e studimit sipas Erasmus Subject
Aresa Codes (ESAC) | 01.6 |
| Profili i programit akademik | Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit |
| Kohëzgjatja minimale e studimit | 3 vite (6 semestera) |
| Forma e studimit (e rregullt, pa shkëputje nga puna, studim në distancë etj.) | E rregullt |
| Numri i ECTS | 180 ECTS apo 60 ECTS/Vit |
| Modulet/Lëndët (pasqyrë e shkurtër) | 1.1. Biologji e bimëve (O)
1.2. Biologji e shtazëve (O) 1.3. Matematikë (O) 1.4. Kimi (O) 1.5. Fizikë dhe meteorologji (O) 1.6. Bazat e informatikës (O) 2.1. Sistematikë dhe botanikë e pyjeve (O) 2.2. Kimi e pyjeve (O) 2.3. Pedologji e pyjeve (O) 2.4. Ndotje dhe mbrojtje e mjedisit (O) 2.5. Gjuhë angleze I (O) 3.1. Silvikulturë (O) 3.2. Dendrometri (O) 3.3. Teknologjia e shfrytëzimit pyjor (O) 3.4. Prodhimet pyjore jo drusore (O) 3.5. Gjenetikë e pyjeve 4.1. Entomologji e pyjeve 4.2. Dendrologji 4.3.Inxhinieringu pyjor 4.4. Prodhim pyjor 4.5. Patologji e pyjeve 1.1. GIS për analizën e peisazhit 1.2. Ekologji e bimëve me gjeobotanikë 1.3. Agropylltari 1.4. Ergonomi e pyjeve 1.5. Revitalizimi i pyjeve 6.1. Planifikimi i menaxhimit të pyjeve 6.2. Mbrojtja e pyjeve nga zjarret 6.3. Administrimi dhe politikat e resurseve pyjore 6.4. Bazate e ekonomisë 6.5. Praktika profesionale 6.6. B.Sc. Teza Lëndët zgjedhore: ** Mikrobiologji ekologjike (Z) ** Gjuhë angleze II (Z) ***Fitosociologji e pyjeve (Z) *Monitorim mjedisor (Z) ***Menaxhim i gjuetisë (Z) *Hidrologji e pyjeve (Z) ***Legjislacioni i pyjeve dhe mjedisit (Z) *Bazat e statistikës (Z) *Prodhim bimor (Z) **Dendrokronologji (Z) ***Menaxhim i zonave të mbrojtura (Z) ***Rekreacion pyjor dhe Turizëm (Z) **Monitorimi i popullatave shtazore (Z) **Matja e sipërfaqeve në pyje (Z) ***Pylltaria urbane (Z) |
| Numri i vendeve të studimit | 50 |
| Udhëheqësi i drejtimit/programit të studimit | Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi
Prof. Asoc. Dr. Ylli Kortoçi Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi |
| Personeli i përhershëm akademik (shkencor/artistik)
(Numri sipas kategorive të personelit) | Shtatëmbëdhjetë (11) mësimdhënës të rregullt:
7 Prof. Asoc., 2 Prof. Ass., dhe 2 Ass. PhD(c) Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi Prof. Asoc. Dr. Ylli Kortoçi Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi Prof. Asoc. Dr. Mirvjena Kortoçi Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi Prof. Asoc. Dr. Kushtrim Braha Prof. Asoc. Dr. Arsim Susuri Prof. Ass. Dr. Esma Canhasi Kasemi Prof. Ass. Dr. Jasmin Jusufi Ass. Liridon Buqaj PhDc Ass. Endrit Fetahi PhDc Tetë (8) mësimdhënës të angazhuar: 1 Prof. Dr., 6 Prof. Asoc., 1 Dr. Sc., Prof. Dr. Fatmir Faiku Prof. Asoc. Dr. Bekim Gashi Prof. Asoc. Dr. Fadil Musa Prof. Asoc. Dr. Ferim Gashi Prof. Asoc. Dr. Arben Alla Prof. Asoc. Dr. Qenan Maxhuni Prof. Asoc. Dr. Bashkim Thaçi Dr. Sc. Avni Morina |
| Taksat e studimit | Sipas udhëzimit administrativ të MASHTI |
Shënim: * (lëndë zgjedhore për vitin e parë); ** (lëndë zgjedhore për vitin e dytë); *** (lëndë zgjedhore për vitin e tretë).
Pasqyra e programit
Përmbajtja e procesit arsimor
Tabela 1.4.2: Përmbajtja e programit studimor bachelor “Shkencat e pyjeve dhe mjedisit”
| Viti I | ||||||
| Semestri I | ||||||
| Nr. | O/Z | Lënda mësimore | Orë / Javë | ECTS | Mësimdhënësi | |
| L | U | |||||
| 1.1 | O | Biologji e bimëve | 3 | 2 | 6 | Prof.Asoc.Dr. Bekim Gashi |
| 1.2 | O | Biologji e shtazëve | 3 | 2 | 6 | Prof.Asoc.Dr.Albana Milaimi |
| 1.3 | O | Matematikë | 3 | 2 | 5 | Prof.Ass.Dr. Esma Canhasi |
| 1.4 | O | Kimi | 3 | 2 | 5 | Prof.Dr. Fatmir Faiku |
| 1.5 | O | Fizikë dhe meteorologji | 3 | 2 | 4 | Dr.Sc. Avni Morina |
| 1.6 | O | Bazat e informatikës | 2 | 2 | 4 | Prof.Asoc.Dr. Arsim Susuri |
| Σ | 30 | |||||
| Semestri II | ||||||
| Nr. | O/Z | Lënda mësimore | Orë / Javë | ECTS | Mësimdhënësi | |
| L | U | |||||
| 2.1 | O | Sistematikë dhe botanikë e pyjeve | 3 | 2 | 6 | Prof.Asoc.Dr. Bekim Gashi |
| 2.2 | O | Kimi e pyjeve | 3 | 2 | 6 | Prof.Dr. Fatmir Faiku |
| 2.3 | O | Pedologji e pyjeve | 2 | 2 | 5 | Prof.Asoc.Dr. Ylli Kortoçi |
| 2.4 | O | Ndotje dhe mbrojtje e mjedisit | 2 | 2 | 5 | Prof.Asoc.Dr.Albana Milaimi |
| 2.5 | O | Gjuhë angleze I | 2 | 2 | 5 | Prof.Ass. Jasmin Jusufi |
| 2.6 | Z | Lëndë zgjedhore | 2 | 1 | 3 | |
| Σ | 30 | |||||
| Viti II | ||||||
| Semestri III | ||||||
| Nr. | O/Z | Lënda mësimore | Orë / Javë | ECTS | Mësimdhënësi | |
| L | U | |||||
| 3.1 | O | Silvikulturë | 3 | 2 | 5 | Prof.Asoc.Dr.Mirvjena Kortoçi |
| 3.2 | O | Dendrometri | 3 | 2 | 6 | Prof.Asoc.Dr. Faruk Bojaxhi |
| 3.3 | O | Teknologjia e shfrytëzimit pyjor | 3 | 2 | 6 | Prof.Asoc.Dr. Ylli Kortoçi |
| 3.4 | O | Prodhimet pyjore jo drusore | 3 | 2 | 5 | Prof.Asoc.Dr. Ylli Kortoçi |
| 3.5 | O | Gjenetikë e pyjeve | 3 | 2 | 5 | Prof.Asoc.Dr. Albana Milaimi |
| 3.6 | Z | Lëndë zgjedhore | 2 | 1 | 3 | |
| Σ | 30 | |||||
| Semestri IV | ||||||
| Nr. | O/Z | Lënda mësimore | Orë / Javë | ECTS | Mësimdhënësi | |
| L | U | |||||
| 4.1 | O | Entomologji e pyjeve | 2 | 2 | 5 | Prof.Asoc.Dr. Albana Milaimi |
| 4.2 | O | Dendrologji | 3 | 2 | 6 | Prof.Asoc.Dr. Faruk Bojaxhi |
| 4.3 | O | Inxhinieringu pyjor | 3 | 2 | 6 | Prof.Asoc.Dr. Ylli Kortoçi |
| 4.4 | O | Prodhim pyjor | 3 | 2 | 5 | Prof.Asoc.Dr. Mirvjena Kortoçi |
| 4.5 | O | Patologji e pyjeve | 2 | 2 | 5 | Prof.Asoc.Dr.Fadil Musa |
| 4.6 | Z | Lëndë zgjedhore | 2 | 1 | 3 | |
| Σ | 30 | |||||
| Viti III | ||||||
| Semestri V | ||||||
| Nr. | O/Z | Lënda mësimore | Orë / Javë | ECTS | Mësimdhënësi | |
| L | U | |||||
| 5.1 | O | GIS për analizën e peisazhit | 3 | 2 | 6 | Prof.Asoc.Dr. Ferim Gashi |
| 5.2 | O | Ekologji e bimëve me gjeobotanikë | 3 | 2 | 6 | Prof.Asoc.Dr. Bekim Gashi |
| 5.3 | O | Agropylltari | 3 | 2 | 5 | Prof.Asoc.Dr. Faruk Bojaxhi |
| 5.4 | O | Ergonomi e pyjeve | 3 | 2 | 5 | Prof.Asoc. Dr. Ylli Kortoçi |
| 5.5 | O | Revitalizimi i pyjeve | 3 | 2 | 5 | Prof.Asoc. Dr. Mirvjena Kortoçi |
| 5.6 | Z | Lëndë zgjedhore | 2 | 1 | 3 | |
| Σ | 30 | |||||
| Viti III | ||||||
| Semestri VI | ||||||
| 6.1 | O | Planifikimi i menaxhimit të pyjeve | 3 | 2 | 5 | Prof.Asoc.Dr. Faruk Bojaxhi |
| 6.2 | O | Mbrojtja e pyjeve nga zjarret | 3 | 2 | 5 | Prof.Asoc. Dr. Mirvjena Kortoçi |
| 6.3 | O | Praktika profesionale | 3 | 0 | 5 | Prof.Asoc.Dr. Faruk Bojaxhi |
| 6.4 | O | Bazate e ekonomisë | 2 | 2 | 4 | Prof.Asoc.Dr.Kushtrim Braha |
| 6.5 | O | Administrimi dhe politikat e resurseve pyjore | 3 | 2 | 4 | Prof.Asoc.Dr. Faruk Bojaxhi |
| 6.6 | O | Lëndë zgjedhore | 2 | 1 | 3 | |
| 6.7 | O | B.Sc. Teza | 4 | |||
| Σ | 30 | |||||
| Zgjedhore/ elective | ||||||
| ** | Z | Mikrobiologji ekologjike | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Albana Milaimi |
| ** | Z | Gjuhë angleze II | 2 | 1 | 3 | Prof.Ass.Dr. Jasmin Jusufi |
| *** | Z | Fitosociologji e pyjeve | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Bekim Gashi |
| * | Z | Monitorim mjedisor | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Albana Milaimi |
| *** | Z | Menaxhim i gjuetisë | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Faruk Bojaxhi |
| * | Z | Hidrologji e pyjeve | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Arben Alla |
| *** | Z | Legjislacioni i pyjeve dhe mjedisit | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Faruk Bojaxhi |
| * | Z | Bazat e statistikës | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Mirvjena Kortoçi |
| * | Z | Prodhim bimor | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Isuf Lushi |
| ** | Z | Dendrokronologji | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Faruk Bojaxhi |
| *** | Z | Menaxhim i zonave të mbrojtura | 2 | 1 | 3 | Prof.Ass.Dr. Qenan Maxhuni |
| *** | Z | Rekreacion pyjor dhe Turizëm | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Ylli Kortoçi |
| ** | Z | Monitorimi i popullatave shtazore | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Bashkim Thaçi |
| ** | Z | Matja e sipërfaqeve në pyje | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Bashkim Thaçi |
| *** | Z | Pylltaria urbane | 2 | 1 | 3 | Prof.Asoc.Dr. Mirvjena Kortoçi |
Shënim: * (lëndë zgjedhore për vitin e parë); ** (lëndë zgjedhore për vitin e dytë); *** (lëndë zgjedhore për vitin e tretë).
Arsyeshmëria e programit për tregun e punës
Objektivat e programit të studimit “Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit” janë dizajnuar si më poshtë:
- Ndërton kuptimin e përgjithshëm dhe të thellë të koncepteve, praktikave dhe parimeve: përshkruan brendësinë e problemeve në fushën e Pyjeve dhe Mjedisit.
- Përparon studentët me aftësi hulumtuese të avancuara: Mundëson analiza të thella dhe kontribuon në zgjidhjet inovative brenda sektorit të pyjeve dhe mjedisit.
- Zhvillon kompetencat profesionale për shkathtësi në rolet e ekspertëve të pyjeve dhe mjedisit: Përgatit studentët për sukses në pozicionet vendimmarrëse dhe profesionale brenda kompanive dhe organizatave të pyjeve dhe mjedisit.
- Stimulon fleksibilitetin dhe përshtatjen tek studentët: Mundëson përgjigjen efektive ndaj sfidave, ndërtimin e mekanizmave për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e natyrës, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe të gjithë organizmave të gjallë mbi tokë.
- Aftëson sistematizimin, analizën dhe raportimin e të dhënave relevante: Nxit zhvillimin e shkathtësive në fushën e shkrimit, marrjes së informatave, analizës statistikore dhe prezantimit të rezultateve.
- Ofron këshilla dhe ekspertizë për institucionet dhe organizatat relevante: Zhvillon aftësi për të dhënë kontribute të vlefshme dhe këshilla për përmirësimin e sektorit.
- Përqendrohet në aktualizimin e kurrikulës dhe përshtatjen me kërkesat e tregut: Siguron që të diplomuarit janë përgatitur mirë për tregun e sektorit të pyjeve.
- Promovon praktika etike dhe të qëndrueshme: Inkurajon përgjegjësi sociale dhe vendimmarrje të ndërgjegjshme në lidhje me mjedisin.
- Përmirëson aftësitë për zgjidhjen e problemeve: Identifikon dhe adreson sfidat në fushën e pyjeve dhe mjedisit.
- Përgatit studentët për perspektivë globale: Ofron një kuptim të thelluar të pyjeve dhe mjedisit, duke i përgatitur ata për tregjet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.
- Nxit aftësi sipërmarrëse dhe drejtuese: Lejon të diplomuarit të marrin role me ndikim në sektorin e pyjeve.
- Promovon rolin e pyllëtarisë në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit: Fokusohet në përgjegjësinë sociale dhe kontributin e pyllëtarisë në përmirësimin e jetës komunitare.
Rezultatet e pritura nga studentët që diplomohen në këtë program studimor janë si vijon:
- Kryejnë me sukses detyrat e zyrtarit të pyjeve ose të bashkëpunëtorit profesional në të gjitha aspektet e aktiviteteve pyjore.
- Kryejnë aktivitete në kuadër të inventarizimit, planifikimit dhe zbatimit të programeve pyjore.
- Analizojnë dhe monitorojnë efikasitetin e inventarizimit të pyjeve, duke marrë pjesë aktivisht në implementimin e programeve të menaxhimit të tyre.
- Realizojnë me përpikmëri punët profesionale në terren, duke përfshirë kujdesin, revitalizimin dhe mirëmbajtjen e qëndrueshëm të pyjeve.
- Identifikojnë dhe përdorin pajisjet mekanike, teknikat dhe teknologjitë standarde për të kryer operacione në pylltari.
- Zhvillojnë punë profesionale për përmirësimin dhe planifikimin e pyjeve në Kosovë, duke mbrojtur pyjet kundër faktorëve abiotikë dhe biotikë, veçanërisht kundër zjarreve në pyje.
- Implementojnë aktivitete profesionale për zbatimin e programeve të menaxhimit të florës dhe faunës, përfshirë organizimin e gjuetisë.
- Integrojnë teknikat dhe teknologjinë e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, rreth organizimit të prodhimit, shfrytëzimit dhe sigurisë në punë në mjedisin pyjor.
- Organizojnë dhe kryejnë punë individuale në ndërmarrjet private dhe si inspektorë pyjorë, përfshihen dhe përshtaten në punë ekipore në lidhje me të gjitha detyrat e tjera në pylltari, natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Monitorojnë dhe vlerësojnë efektet e ndotësve kimikë dhe biologjikë në mjedis.
- Zhvillohen profesionalisht dhe fitojnë aftësitë për të vazhduar studimet master.
Krahasueshmëria ndërkombëtare e programit
Fakulteti: Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
Emërtimi i programit të studimit: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit (Bachelor)
Numri i ECTS kredive për programin e propozuar të studimeve: 180
Tabela 1.4.1: Krahasueshmëria me programet ndërkombëtare të studimit
| Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren | Universiteti #1 | Universiteti #2 |
Universiteti #3 | |
| Fakulteti / Programi studimor | Shkencat e pyjeve dhe mjedisi (Bachelor) | 1.Università Politecnica delle Marche (Ancona, Italy), Forest and Environmental Science | 2.Università degli Studi di Palermo (Palermo, Italy), Scienze Agrarie e Forestali Biotechnical Faculty |
3. University of Ljubljana (Slovenia), Forestry and Renewable Forest Resources |
| % e krahasueshmërisë | 80% | 80% |
20% |
Shënim: Programet e studimit të universiteteve evropiane, me të cilat programi “Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit” është i krahasueshëm (Universiteti #1 dhe #2 do të thotë universiteti me të cilin programet e studimit kanë krahasueshmëri 80% dhe Universitetet #3 do të thotë universitetet me të cilat programi i studimit është i krahasueshëm 20%).
Qëllimi dhe profili i programit
Misioni i programit studimor synon përmbushjen e tre shtyllave kryesore të studimeve: edukimin cilësor, hulumtimin shkencor dhe kontributin në komunitet. Rrjedhimisht, misioni i programit studimor “Shkencat e pyjeve dhe mjedisit” është përkufizuar si më poshtë:
“Misioni i programit studimor ka për qëllim ofrimin e edukimit cilësor të gërshetuar me zhvillimin e shkathtësive të kërkimit shkencor, në funksion të zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe shkencor të studentëve për të menaxhuar me sukses problemet në fushën e pyjeve dhe mjedisit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Studentët e diplomuar të këtij programi studimor do të krijojnë shkathtësi dhe kompetenca profesionale dhe kërkimore për të përmbushur kërkesat e tregut dhe për të kontribuar në ngritjen e mirëqenies së komunitetit.”
Ky program studimor synon të sigurojë një program arsimor të balancuar që sfidon studentët tanë të jenë nxënës dhe drejtues efektiv. Prandaj, përmbajtja e programit të studimit u siguron studentëve një njohuri të përditësuar për të identifikuar dhe zgjidhur problemet në sektorin e Pyllëtarisë dhe Mjedisit, si në kontekstin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Për të arritur një qëllim të tillë, programi i studimit ofron kurse të përgjithshme në fushën e shkencave natyrore (biologji, kimi, fizikë dhe meteorologji) dhe matematikë, Pyllëtarisë me disciplinat e saja, si: gjenetika e pyjeve, pedologjia e pyjeve, dendrologjia, dendrometria, silvikultura, patologjia, entomologjia, mekanizimi i pyjeve, ergonomia, menaxhimi i faunës dhe gjuetisë, hidrologjia, mbrojtja e pyjeve nga zjarret, prodhimi pyjor, GIS, politikat dhe legjislacionin pyjor si dhe fushat e Mjedisit përfshirë ekologjinë, ndotjen dhe mbrojtjen e mjedisit, monitorimin mjedisor dhe mikrobiologjinë ekologjike, etj.
Për më tepër, programi studimor ofron njohuri të specializuara përmes ofrimit të lëndëve zgjedhore dhe në fund ofron përvojë profesionale të aplikuar me praktikë në kompani vendase dhe ndërkombëtare. Së fundi, studentët e programit studimor përfundojnë studimet duke zhvilluar shkathtësitë hulumtuese përmes shkrimit të temës së diplomës.
Një objektiv i rëndësishëm i këtij programi studimor është krijimi dhe zhvillimi i shkathtësive për hulumtim në fushën e pyllëtarisë dhe mjedisit. Studentët zhvillojnë dhe fitojnë aftësi analitike së bashku me aftësitë krijuese, inovative dhe komunikuese për të zgjidhur probleme të ndryshme të pyllëtarisë dhe mjedisit. Studentët zhvillojnë aftësi hulumtuese jo vetëm përmes lëndëve të ofruara në përmbajtjen e këtij programi studimi, por edhe përmes bashkëpunimit me profesorët në projekte të ndryshme hulumtuese. Për këtë qëllim, bashkëpunimi me Qendrën për Kërkim, Inovacion dhe Transferim të Dijes (QKITD) [A1.7] ofron një mundësi për të avancuar punën hulumtuese dhe bashkëpunimin në mes të profesorëve dhe studentëve, si dhe ndërmjet profesorëve të FSHJM dhe profesorëve ndërkombëtarë.
Njëkohësisht, ky program studimor ofron kontributin në arritjen e qëllimeve më të gjera shoqërore. Programi studimor ofron një kurrikul arsimore të nivelit të lartë që i pajis studentët me njohuri praktike të përshtatura për të përmbushur kërkesat e tregut të punës në Kosovë dhe atë ndërkombëtar. Kjo arrihet përmes kultivimit të aftësive thelbësore hulumtuese që fuqizojnë institucionet dhe bizneset që merren me qështjet e pyjeve dhe mjedisit, të punësuarit e tyre dhe komunitetin e gjerë për të identifikuar dhe adresuar në mënyrë efektive sfidat e tyre. Për të siguruar që programi të mbetet i përshtatshëm kundrejt nevojave të tregut, në FSHJM është krijuar Bordi Këshilldhënës Industrial (BKI) i cili shërben për të udhëhequr zhvillimin e kurrikulës bazuar në kërkesat e tregut të punës. Për më tepër, programi studimor përfshinë zbatimin e vizitave studimore në kompani dhe në terren, duke u ofruar studentëve mundësinë për të fituar njohuri të drejtpërdrejta në aspekte të ndryshme të problemeve natyrore me të cilat po ballafaqohet njerëzimi viteve të fundit. Në kontekst të kësaj trajtohet çështja e ngrohjes globale, ndryshimet klimatike, hollimi i shtresës së ozonit, vërshimet, erozioni si dhe shumë fenomene të tjera negative natyrore, pastaj problemt në fushën e pyjeve, si: zjarret, patogjenët dhe dëmtuesit; shfrytëzimet, pyllëzimet dhe ripyllëzimet. Si qështje me rëndësi të veçantë trajtohet menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve dhe resurseve të tjera pyjore, si dhe vetëdijësimi i opinionit mbi rëndësinë e pyjeve dhe resurseve pyjore.
Për të lehtësuar këto vizita, janë nënshkruar marrëveshje me palët kryesore të interesit në komunitetin e biznesit, siç shihet në Listën e marrëveshjeve me partnerët e komunitetit të biznesit.
Vizioni i këtij programi studimor bazohet në përmbushjen e disa objektivave. Ndër të tjera:
- Të bëhemi lider në ofrimin e edukimit cilësor për përgatitjen e stafit profesionalisht të mirëarsimuar në sektorin e pyjeve dhe mjedisit në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar,
- Të bëhemi lider në hulumtimin shkencor në fushën e pyjeve dhe mjedisit në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar,
- Të bëhemi akter konkurrues në ofrimin e shërbimeve këshillimore dhe profesionale në kontekstin rajonal dhe ndërkombëtar.
Objektivat e programit të studimit “Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit” janë dizajnuar si më poshtë:
- Ndërton kuptimin e përgjithshëm dhe të thellë të koncepteve, praktikave dhe parimeve: përshkruan brendësinë e problemeve në fushën e Pyjeve dhe Mjedisit.
- Përparon studentët me aftësi hulumtuese të avancuara: Mundëson analiza të thella dhe kontribuon në zgjidhjet inovative brenda sektorit të pyjeve dhe mjedisit.
- Zhvillon kompetencat profesionale për shkathtësi në rolet e ekspertëve të pyjeve dhe mjedisit: Përgatit studentët për sukses në pozicionet vendimmarrëse dhe profesionale brenda kompanive dhe organizatave të pyjeve dhe mjedisit.
- Stimulon fleksibilitetin dhe përshtatjen tek studentët: Mundëson përgjigjen efektive ndaj sfidave, ndërtimin e mekanizmave për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e natyrës, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe të gjithë organizmave të gjallë mbi tokë.
- Aftëson sistematizimin, analizën dhe raportimin e të dhënave relevante: Nxit zhvillimin e shkathtësive në fushën e shkrimit, marrjes së informatave, analizës statistikore dhe prezantimit të rezultateve.
- Ofron këshilla dhe ekspertizë për institucionet dhe organizatat relevante: Zhvillon aftësi për të dhënë kontribute të vlefshme dhe këshilla për përmirësimin e sektorit.
- Përqendrohet në aktualizimin e kurrikulës dhe përshtatjen me kërkesat e tregut: Siguron që të diplomuarit janë përgatitur mirë për tregun e sektorit të pyjeve.
- Promovon praktika etike dhe të qëndrueshme: Inkurajon përgjegjësi sociale dhe vendimmarrje të ndërgjegjshme në lidhje me mjedisin.
- Përmirëson aftësitë për zgjidhjen e problemeve: Identifikon dhe adreson sfidat në fushën e pyjeve dhe mjedisit.
- Përgatit studentët për perspektivë globale: Ofron një kuptim të thelluar të pyjeve dhe mjedisit, duke i përgatitur ata për tregjet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.
- Nxit aftësi sipërmarrëse dhe drejtuese: Lejon të diplomuarit të marrin role me ndikim në sektorin e pyjeve.
- Promovon rolin e pyllëtarisë në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit: Fokusohet në përgjegjësinë sociale dhe kontributin e pyllëtarisë në përmirësimin e jetës komunitare.
Rezultatet e pritura nga studentët që diplomohen në këtë program studimor janë si vijon:
- Kryejnë me sukses detyrat e zyrtarit të pyjeve ose të bashkëpunëtorit profesional në të gjitha aspektet e aktiviteteve pyjore.
- Kryejnë aktivitete në kuadër të inventarizimit, planifikimit dhe zbatimit të programeve pyjore.
- Analizojnë dhe monitorojnë efikasitetin e inventarizimit të pyjeve, duke marrë pjesë aktivisht në implementimin e programeve të menaxhimit të tyre.
- Realizojnë me përpikmëri punët profesionale në terren, duke përfshirë kujdesin, revitalizimin dhe mirëmbajtjen e qëndrueshëm të pyjeve.
- Identifikojnë dhe përdorin pajisjet mekanike, teknikat dhe teknologjitë standarde për të kryer operacione në pylltari.
- Zhvillojnë punë profesionale për përmirësimin dhe planifikimin e pyjeve në Kosovë, duke mbrojtur pyjet kundër faktorëve abiotikë dhe biotikë, veçanërisht kundër zjarreve në pyje.
- Implementojnë aktivitete profesionale për zbatimin e programeve të menaxhimit të florës dhe faunës, përfshirë organizimin e gjuetisë.
- Integrojnë teknikat dhe teknologjinë e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, rreth organizimit të prodhimit, shfrytëzimit dhe sigurisë në punë në mjedisin pyjor.
- Organizojnë dhe kryejnë punë individuale në ndërmarrjet private dhe si inspektorë pyjorë, përfshihen dhe përshtaten në punë ekipore në lidhje me të gjitha detyrat e tjera në pylltari, natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Monitorojnë dhe vlerësojnë efektet e ndotësve kimikë dhe biologjikë në mjedis.
- Zhvillohen profesionalisht dhe fitojnë aftësitë për të vazhduar studimet master.
Titulli i Gradës akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar
Studimet në këtë program janë të nivelit BA (3 vjeçare), me gjithsejt 6 semestra nga 30 ECTS secili prej tyre, gjithsejt 180 ECTS.
Pas përfundimit me sukses të studimeve, kandidati merr titullin: Baçellor i Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit.