New FSHJM

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

Nature & Biodiversity Lab (NaBiLab)

Nature & Biodiversity Lab (NaBiLab)

Rreth NaBiLab

Nature & Biodiversity Lab (NaBiLab)

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Laboratori i Natyrës dhe Biodiversitetit (NaBiLab) është një hapësirë edukative dhe shkencore e dedikuar ndërgjegjësimit dhe edukimit mjedisor, si dhe kërkimit mbi biodiversitetin. Laboratori funksionon si një ambient praktik mësimor për studentët e programeve të Shkencave Pyjore dhe Mjedisore, si dhe për nxënës shkollash, vizitorë, OJQ dhe institucione bashkëpunuese.

Laboratori është i pajisur me mjete për punë ekologjike në terren dhe koleksione biologjike për qëllime shkencore dhe edukative (specie nga Kosova).

Këto koleksione përmbajnë specie të gjetura në Kosovë dhe mund të përdoren për mësim praktik, aktivitete trajnuese, vizita shkollore dhe programe të ndërgjegjësimit mjedisor.

Kjo nismë është zhvilluar në partneritet me Universitetin e Konstanz-it, Gjermani, si pjesë e një projekti ndërkombëtar bashkëpunimi akademik, me qëllim krijimin e një qendre të hapur mësimore mjedisore për studentët dhe komunitetin.

 

Objektivat

  • Mbështetja e mësimdhënies praktike universitare
  • Ofrimi i edukimit mjedisor për nxënësit e shkollave
  • Promovimi i kërkimit mbi biodiversitetin dhe ruajtjen e natyrës
  • Forcimi i bashkëpunimit akademik ndërkombëtar
  • Organizimi i trajnimeve dhe aktiviteteve edukative
  • Ofrimi i një hapësire për rrjetëzim

Partnerë bashkëpunues

  • University of Konstanz, Gjermani
  • Institucione arsimore dhe organizata vendore
 
 

Person përgjegjës:

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren – Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi

e-mail: albana.milaimi@uni-prizren.com

phone: +383 49 352 943

 

Koordinator i projektit në Kosovë:

Dr. Sc. Qenan Maxhuni

e-mail: qmaxhuni@yahoo.com

phone: +383 44 344 274

 
 

Nature & Biodiversity Lab (NaBiLab)

Galeria

Vizitë akademike nga Universiteti “Dunărea de Jos” i Galați në NaBiLab (24/04/2026)

Vizitë studimore e nxënësve të SH.F.M.U “Haziz Tola” në NaBiLab (30/03/2026)

FSHJM finalizon laboratorin e ri të Shkencave Natyrore dhe Biodiversitetit (21/01/2026)

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors