New FSHJM

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

Vizitë studimore e nxënësve të SHFMU “Arif Shala” në NaBiLab

Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe bashkëpunimit me shkollat, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mirëpriti nxënësit e klasës së shtatë nga SHFMU “Arif Shala”, Korroticë e Poshtme (Drenas), në një vizitë studimore të realizuar në Nature & Biodiversity Lab (NaBiLab).

Në këtë aktivitet morën pjesë 25 nxënës, të shoqëruar nga 6 mësimdhënës, përfshirë një mësimdhënës të biologjisë. Vizita u zhvillua në intervalin kohor 15:00–16:00.

Aktiviteti u udhëhoq nga Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi, me ndihmën e studentëve Anila Trupaj dhe Sumeja Ademi.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë:

  • të njihen me laboratorin dhe rolin e tij në edukimin mjedisor;
  • të vëzhgojnë koleksione biologjike të shtazëve dhe bimëve;
  • të mësojnë për metodat bazë të punës në terren në biologji;
  • të shohin demonstrime të thjeshta të identifikimit të specieve.

Aktiviteti u realizua në mënyrë interaktive, ku nxënësit treguan interes të madh, bënë pyetje dhe u përfshinë aktivisht në diskutime.

Kjo vizitë përfaqëson një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe shkollave, si dhe në promovimin e edukimit mjedisor dhe shkencor tek të rinjtë.

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors