New FSHJM

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

FSHJM vazhdon aktivitetet promovuese të programeve studimore në Gjakovë

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) në Universiteti “Ukshin Hoti” ka vazhduar me sukses aktivitetet promovuese të programeve studimore edhe në qytetin e Gjakovës.

Sot, Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi Milaimi dhe Prof. Ass. Dr. Liridon Buqaj realizuan prezantimin e programeve studimore të fakultetit në dy institucione të rëndësishme arsimore të Gjakovës:

Gjimnazi “Hajdar Dushi”
Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”

Gjatë këtyre takimeve, maturantët dhe nxënësit u informuan për mundësitë e studimit në FSHJM, programet akademike, kushtet moderne të studimit, laboratorët mësimorë dhe kërkimorë, si dhe perspektivat profesionale që ofrojnë fushat e jetës dhe mjedisit.

Programet studimore të prezantuara ishin:

  • Bachelor nëAgrobiznes
  • Bachelor nëShkencat e Pyjeve dhe Mjedisit
  • Master në Menaxhim në Agrobiznes
  • Master në Shkencat Pyjore dhe Ekologji Pyjore

Nxënësit u njoftuan gjithashtu me infrastrukturën moderne të fakultetit, përfshirë laboratorët e mjedisit, pylltarisë, biologjisë, kimisë, mikrobiologjisë dhe gjenetikës, si dhe NaBiLab – Laboratorin e Natyrës dhe Biodiversitetit, si hapësirë bashkëkohore për mësimdhënie, hulumtim dhe punë praktike studentore.

FSHJM falënderon drejtuesit e shkollave, stafin arsimor dhe nxënësit e Gjakovës për mikpritjen, bashkëpunimin dhe interesimin e treguar.

Fakulteti mbetet i përkushtuar në afrimin e të rinjve me arsimin e lartë cilësor dhe në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e mjedisit, pylltarisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors