New FSHJM

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, fillon Viti i Ri Akademik 2022/2023

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, më 3 tetor 2022 ka nisur viti i ri akademik 2022/2023. Me  këtë rast, Universiteti i ka pritur në mënyrë solemne studentët me aktivitete të shumta në kuadër të Javës së Mirëseardhjes. Të hënën, janë pritur solemnisht studentët e Fakultetit të Filologjisë dhe të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Studentët janë pritur nga Menaxhmenti dhe stafi akademik dhe administrativ i Njësisë akademike. Në fillim, nga një fjalë hyrëse e mbajtën dekanët, Prof. Asoc. Dr. Xhafer Beqiraj, Dekan i zgjedhur i këtij fakulteti dhe Prof. Ass. Dr. Zirije Hasni, Dekane në Detyrë e FSHK-së, të cilët i njoftuan me historikun, mision dhe vizionin e fakulteteve dhe me objektivat për të cilët janë duke punuar për t’i arritur.

Ndërkaq, Nehat Gashi Koordinator i Qendrës së Karrierës&Alumni i njoftoi studentët për misionin dhe vizionin e QKA-së dhe me detyrat përkatëse. Po ashtu, ai shpalosi para studentëve Doracakun për studentin dhe çështjet e  tjera që lidhen me këtë Qendër, e cila do të jetë në mbështetje të tyre gjatë studimeve dhe pas diplomimit.

Prof. Ass. Dr. Adelina Raka, Prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, ka prezantuar para studentëve Kodin e etikës , duke i njoftuar për obligimet e tyre dhe  që ta zbatojnë atë. Ajo gjithashtu i njoftoi studentët për: Parimet dhe standardet e sjelljes të studentëve, Obligimet e studentëve, Të drejtat e studentëve, Sjelljet jo etike dhe shkeljet e rënda të studentëve, Sjelljet joetike dhe shkeljet e lehta të studentëve, Raporti i studentëve me Universitetin/Fakultetin, Raporti i studentëve me personelin akademik dhe administrativ, Sjelljet etike të studenteve në punën shkencore dhe kumtuese, Shqiptimi i masave disiplinore dhe procedurave. Bartësit e programeve të njësive akademike njoftuan në pika të shkurta për ngarkesat e programit përkatës studimor, pasqyrën e programit, kalueshmërinë, vlerësimin, lëndët (Z, O), ECTS, etj. Kryetarët e këshillave studentore folën në pika të shkurtra rreth rolit të studentëve, të drejtat, përfaqësimin e tyre, bashkëpunimin me Qendrën e Karrierës dhe Alumnit, etj.. Në fund, menaxhmenti i Njësisë akademike i njoftoi studentët me infrastrukturën brenda Fakultetit dhe Kampusit Universitar. Në uebfaqe të Universitetit (gjegjësisht nëpër faqet e Fakulteteve përkatëse) do të vendosen PPT(prezantimet) dhe fotografitë nga kjo ngjarje ku studentët do të kenë qasje.

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors