Në një mjedis të ngrohtë, sot më 15.05.2024, u realizua promovimi i Universitetit ” Ukshin Hoti” në Gjimnazin “Jeta e Re” në Therandë. Udhëheqës i këtij promovimi ishte ass. Milot Krasniqi.
Në këtë promovim maturantët e kësaj shkolle u njoftuan lidhur me historikun e Universitetit, programet me të cilat ofrohen, mënyrën e aplikimit si dhe me kriteret të cilat duhen të plotësohen.
Falënderojmë drejtorin z. Fadil Elshani, Profesorin z. Sedat Kryeziu si dhe Psikologen znj. Drenushe Morina, për mikpritjen dhe bashkëpunimin korrekt që treguan.