New FSHJM

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

Studentët e Programit Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit realizuan ekspeditë studimore në Divjakë

Angazhimi në çështjet e mjedisit nuk është vetëm përgjegjësi profesionale dhe shoqërore, por edhe një përvojë me vlerë të veçantë edukative dhe personale. Me këtë frymë, studentët e programit Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM), në Universiteti “Ukshin Hoti”, realizuan një ekspeditë studimore në zonën e mbrojtur të Divjakës.

Në këtë vizitë studimore morën pjesë studentët e programit, të shoqëruar nga stafi akademik: Ylli Kortoçi, Mirvjena Këllezi dhe Faruk Bojaxhi.

Gjatë ekspeditës, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me vlerat natyrore dhe ekologjike të kësaj zone të mbrojtur, e cila njihet për biodiversitetin e pasur, ekosistemet karakteristike dhe menaxhimin e mirë institucional.

Vizita shërbeu si një mundësi e rëndësishme për studentët që të lidhin njohuritë teorike me praktikat reale të menaxhimit të zonave të mbrojtura, ruajtjes së biodiversitetit dhe mbrojtjes së burimeve natyrore.

Divjaka mbetet një shembull i rëndësishëm i harmonizimit ndërmjet mbrojtjes së natyrës, edukimit mjedisor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

FSHJM mbetet e përkushtuar në ofrimin e përvojave praktike dhe aktiviteteve në terren, të cilat pasurojnë formimin akademik dhe profesional të studentëve tanë.

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors