New FSHJM

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

Takim i Shoqatës së Alumnit në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka mbajtur takimin e radhës me Shoqatën e Alumnit, ku u diskutua për tema me rëndësi të zhvillimit akademik dhe profesional të studentëve dhe të diplomuarve.

Një nga pikat kryesore të takimit ishte rishikimi RVV – së të Universitetit, duke u ndërlidhur me rolin që Alumni mund të ketë në përmirësimin dhe fuqizimin e cilësisë institucionale.

Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e krijimit të mundësive të reja për organizimin e internship-eve për studentët e viteve të fundit dhe për të diplomuarit, me fokus që këto praktika profesionale kanë për qëllim që studentët absolventë dhe Alumni të jenë të përgatitur profesionalisht për sfidat e tregut të punës.

Po ashtu, u vendos që në kuadër të aktiviteteve të ardhshme të realizohen promovime të arritjeve të studentëve dhe të diplomuarve, duke nxjerrë në pah sukseset e tyre në institucione publike dhe private.

Shoqata e Alumnit e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren do të vazhdojë të jetë një urë lidhëse ndërmjet universitetit dhe të diplomuarve, duke kontribuar në zhvillimin e bashkëpunimit, rrjetëzimit profesional dhe afirmimit të Universitetit në shoqëri.

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors