- Historiku
- Visioni dhe Misioni
-
Personeli Akademik
- Personeli Administrativ
- Bordi Këshillëdhënës Industrial
- Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel Fakulteti
- Komisioni i Studimeve
- Organogrami
- Doracaku i Programeve Studimore
- Taksat Administrative
- Bashkëpunimet
Historiku i Fakultetit
Iniciativa për themelimin e programeve të reja studimore që lidhen me ushqimin, mjedisin dhe bujqësinë ka filluar nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, ku në dhjetor të vitit 2014 i propozoi senatit të universitetit ngritjen e një komisioni profesional që do të merret me hulumtimin e tregut të punës dhe kapaciteteve të universitetit për një fakultet të ri dhe programe të reja studimore. Komisioni në përbërje prej, Dr. Bekim Gashi, Dr. Isuf Lushi dhe Dr. Hysen Bytyqi, pas një konsultimi të gjerë me ekspertë të ndryshëm por edhe me universitet e tjera në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Slloveni dhe Itali si dhe Institucione të ndryshme shtetërore, propozoi që në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren të themelohet edhe një fakultet i ri në fushën e shkencave jetësore. Mbështetur në programet studimore që do të ofron ky fakultet dhe shembujt e tjerë nga bota perëndimore por edhe kodet e lëmive sipas Erasmus, komisioni hartoi raportin dhe i propozoi Senatit dhe KD-së që kjo njësi akademike, të emërohet: Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.
Bazuar në specifikat e UPZ-së dhe kërkesat e tregut të punës në regjionin e Prizrenit por edhe mbarë Kosovës, programet e reja studimore të prezantuar në këtë raport do të kontribuojnë në rritjen e performancës së UPZ-së në përgjithësi por edhe identifikimit të këtij universiteti në veçanti. Duke marrë parasysh traditën e regjionit të Prizrenit por edhe pozitën gjeografike, atëherë, këto programe do të ndikojnë direkt ose indirekt në rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik por edhe shkencor të këtij regjioni përmes kualifikimit të ekspertëve të lëmive të ndryshme.
Mbështetur në dispozitat e nenit 55 dhe 56 të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, dhe sipas propozimit të komisionit dhe rektorit, Këshilli Drejtues i UPZ-së përkrahi iniciativën (Vendimi nr. 183/2015, dt. 03.06.2015) që të themelohet Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Visioni dhe Misioni
Misioni
Misioni themelor i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) do të jetë ofrimi i nivelit të edukimit universitar dhe pasuniversitar si dhe të merret me hulumtimet shkencore dhe punë konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e natyrës së gjallë, Mjedisit dhe Agrobiznesit. Në kuadër të orientimit të vetë drejt studimit të burimeve natyrore dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre, fakulteti është njëri ndër institutet për të cilin ka nevojë çdo shtet me qëllim të formimit dhe mbajtjes së identitetit të tij. Mbrojtja e relievit dhe natyrës, mbrojtja e trashëgimisë natyrore, shfrytëzimi i qëndrueshëm dhe miqësor i burimeve natyrore, prodhimi dhe procedimi i ushqimit cilësor, së bashku me teknologjinë moderne paraqesin një sfidë globale e cila mund të adresohet pozitivisht duke zbatuar hulumtimet gjithnjë më të avancuara.
Misioni i fakultetit do të mbështet nga komuniteti akademik i pedagogëve, hulumtuesve shkencor, stafit teknik dhe studentëve, të cilët janë përgjegjës për mbajtjen dhe kontributin e aktiviteteve të fakultetit me nismat e tyre, punën e përhershme, diturin profesionale dhe rezultatet e punës kualitative.
Vizioni
Vizion i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është përparimi i dijes, përmes aftësimit të profesionistëve të shkathtë, dhe zbatimi i saj në zhvillimin e potencialit njerëzor në funksion të zhvillimit të një shoqërie moderne në Kosovë të orientuar drejt zhvillimit duke synuar përvetësimin e trendëve moderne globale në aspektin shoqëror dhe social si dhe atë arsimor.
Me programet e tij edukative dhe shkencore, FSHJM përshpejton dhe inkurajon bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe multidisplinor në fushën e shkencave jetësore si dhe hulumtimet integrale të problemeve të zhvillimit që janë në masë të madhe shumë shtresore e të ndërlidhura me interesat e profesioneve të ndryshme. Prandaj fakulteti do të siguroj në të gjitha disiplinat shkencore dhe në programet e studimit kualitet të lartë dhe bashkëpunim, njohje me karakter internacional dhe profesional të bazuar në ekselencë.
Garancion tjetër i nivelit të edukimit, hulumtimit dhe aktiviteteve të zhvillimit në kuadër të FSHJM është krahasueshmëria e tij ndërkombëtare. Fakulteti ka nevojë të ketë pozitë profesionale solide dhe vështrim në të gjitha çështjet sociale praktike në të gjitha fushat që përfshihen në programet e tij. Kështu ai ka nevojë që aktivisht të merr pjesë në krijimin e politikave të natyrës, zhvillimit rural dhe në politikat që kanë të bëjnë me teknologjinë e pylltarisë dhe teknologjinë e ushqimit, si dhe fushat tjera gjegjëse.
Personeli Akademik
Personeli Akademik i rregullt
Personeli Akademik i angazhuar
Personeli Administrativ
Bordi Këshillëdhënës Industrial i Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
- Përbërja e Bordit Këshilldhënës Industrial (BKI):
- Z. Refki Zogaj – Semenarna & Agronomi shpk
- Z. Nebi Duraj – Stonecastel
- Znj. Evelina Ajazaj – Federata e Gjuetarëve
- Z. Tahir Ahmeti – Agjencia Pyjore e Kosovës
- Z. Bashkim Gashi – Asociacioni Kombëtar i Pronësisë së Pyjeve Private
- Znj. Besnike Aliaj – Besila shpk
- Z. Labinot Shulina – Labi Wine
- Znj. Elsa Gashi – Studente
- Përfaqësuesi nga Komuna e Prizrenit
- Anëtarët Ex-officio (pa të drejtë vote)
- Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi – Dekane i FSHJM,
- Dr. Liridon Buqaj
- Skender Kokollari – Sekretar i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
Komisioni për sigurimin e cilësisë në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
- Përbëhet nga:
- Prof. Ass. Dr. Kujtim Hameli – kryetar;
- Ass. Liridon Buqaj – anëtar;
- Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi – anëtar;
- Skender Kokollari – anëtare;
- Beslinda Himaj – anëtare;
- Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti përbëhet nga:
- 1.1. Koordinatori për sigurimin e cilësisë në nivel fakultetit (një personel akademik që ka njohuri rreth gjuhës angleze);
- 1.2. Një profesor;
- 1.3. Një asistent;
- 1.4. Sekretari i fakultetit; dhe
- 1.5. Një student me notë mesatare mbi nëntë dhe që e njeh mirë gjuhën angleze.
- Komisionin për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti e propozon dhe e miraton Këshilli i Fakultetit;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti janë:
- 3.1. Monitorimi i procesit mësimor dhe raportimi lidhur me mbarvajtjen e procesit;
- 3.2. Organizimi për procesin e vlerësimit të stafit akademik, shërbimeve administrative, programeve të studimit etj, realizohet duke përdorur pyetësorët dhe instrumentet për vlerësim;
- 3.3. Hartimi i planit të veprimit për zbatimin e standardeve të cilësisë në nivel të fakultetit dhe programeve studimore;
- 3.4. Harton planet e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të AKA-së, në nivel të fakultetit;
- 3.5. Analizon kurrikulat e programeve dhe kurseve, harton raporte dhe kujdeset për zbatimin e rekomandimeve;
- 3.6. Analizon kalueshmërinë nëpër kurse dhe propozon marrjen e masave;
- 3.7. Monitoron, mbledh dhe raporton për të dhënat, mbi shkallën e braktisjes së universitetit,
- 3.8. Shqyrton dhe i propozon masat për të ulur shkallën e braktisjes të studentëve nga studimet;
- 3.9. Monitoron shkallën e kënaqshmërisë së studentëve me programet studimore;
- 3.10. Monitoron burimet mësimore dhe, mbështetjen për studentët;
- 3.11. Monitoron dhe vlerëson programet e zhvillimit të karrierës për të diplomuarit;
- 3.12. Analizon përmbajtjen e planit për punën kërkimoro-shkencore;
- 3.13. Monitoron dhe analizon efektshmërinë e procedurave të vlerësimit për studentë;
- 3.14. Monitoron dhe analizon infrastrukturën mësimore dhe shërbimet mbështetëse;
- 3.15. Monitoron zbatimin e programeve për përsosmëri në mësimdhënie;
- 3.16. Monitoron zbatimin e planit për përditësimin e shërbimeve studentore;
- 3.17. Obligohet që të gjitha raportet, analizat, dhe rekomandimet t’i përcjellë te Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë;
- 3.18. Mban të paktën dhjetë mbledhje në vit, ose më shumë sipas nevojës;
- 3.19. Më tridhjetë janar dhe, tridhjetë qershor të secilit vit kalendarik dorëzon raportin e punës në Këshillin e Fakultetit, dhe në Komisionin Qendror për Sigurimin e Cilësisë. Në këtë raport duhet të përfshihen edhe raportet e vlerësimeve për secilën kategori në bazë të instrumenteve respektive të vlerësimit.
Komisioni i Studimeve
- Komisioni i studimeve në nivel të Fakultetit Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
- Prodekani/ja – kryetar/e
- Prof. Asoc. Dr. Mirvjena Këllezi – nënkryetare;
- Prof. Asoc. Dr. Kushtrim Braha – anëtar;
- Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi – anëtar;
- Ass. Liridon Buqaj – anëtar;
- Beslinda Himaj – anëtar;
Doracaku i Programeve Studimore
Taksat Administrative
- Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren zbatohen tarifat për studentë të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. Në bazë të UA tarifat rishikohen çdo vit nga MASHT-i.
- Studimi në Universitet është falas për studentët në vitin e parë dhe vitet në vijim, nëse nuk e përsëritni vitin akademik.
- Tarifat për nivelin Bachelor janë:
- Regjistrimi i semestrit për herë të parë: Falas
- Regjistrimi i semestrit për herë të dytë e më shumë: 25€
- Për certifikatë të Notave: 2.5 €
- Për certifikatë të Diplomës: 5 €
- Për secilin provim të pranuar me rastin e transferimit: 0.50 €
- Për diplomë: 5 €
- Për diplomë Duplikatë: 25 €
- Për ndrërrim të ID : 10 €
- Për ndërrim programi të studimeve: 25 €
- Tarifat për nivelin Master janë:
- Regjistrimi i semestrit për herë të parë: Falas
- Regjistrimi i semestrit për herë të dytë e më shumë: 150 €
- Për certifikatë të Notave: 2.5 €
- Për certifikatë të Diplomës: 5 €
- Për secilin provim të pranuar me rastin e transferimit: 0.50 €
- Për diplomë: 5 €
- Pagesa për mbrojtjen e temës së diplomës 100 €
- Për diplomë Duplikatë: 25 €
- Për ndrërrim të ID : 10 €
- Për ndërrim programi të studimeve: 25 €
- Të gjitha tarifat mund t’i gjeni në këtë link:
- https://masht.rks-gov.net/udhezimet-administrative
- Udhëzimi administrativ (MASHTI) Nr 09/2021 Aplikimi i pagesave të studentëve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë
- Vendim per shfuqizim te paragrafit 1.3 te Nenit 3 te UA 092021 për aplikimin e pagesave të studentëve
